Kane - Lewandowski në Tiranë, FSHF mund të përfitojë 1.3 milionë paund

Kane - Lewandowski në Tiranë, FSHF mund të përfitojë 1.3 milionë paund

10:27, 18/03/2021

Pandemia mund të shndërrohet në mundësinë e artë për Shqipërinë që të reklamojë veten dhe të sjellë gjithashtu edhe të ardhura të rëndësishme.

“Panorama Sport” mëson se Anglia, në rrugë jozyrtare ka kërkuar nga FSHF mundësinë për të zhvilluar ndeshjen e datës 31 mars ndaj Polonisë në Tiranë.

Pra, “Air Albania” të jetë një opsion për të parë përballjen mes Lewandowskit dhe Herri Kanes. Për këtë, FSHF-ja do të ishte mes alternativave për të përfituar miliona nga Anglia apo që ta shfrytëzonte këtë mundësi si një superreklamë për infrastrukturën dhe mënyrën organizative të një ndeshjeje futbolli në prag edhe të zhvillimit të finales së “Konferencë Ligës”, për të cilën Shqipëria do të jetë organizatore e finales së parë të këtij kompeticioni.

PËRFITIMET – FSHF do ishte në pozitat për të synuar përfitime financiare, apo edhe për të përfituar një reklamë të konsiderueshme. Precedenti është i freskët. Një javë më parë, u njoftua nga mediat ndërkombëtare se Lajpcigu do ta kompensojë Liverpulin me 1.3 milionë paund për spostimin e ndeshjes së kthimit të Champions-it në Budapest.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco