Shaqiri dhe kriza e Liverpool: Anfield pa tifozë ndikon shumë, është më e lehtë për kundërshtarët

Shaqiri dhe kriza e Liverpool: Anfield pa tifozë ndikon shumë, është më e lehtë për kundërshtarët

22:22, 17/03/2021

Futbolli në kohën e Koronavirusit është fjalë për fjalë një sport krejt tjetër. Prova vjen edhe nga kampionët e mëdhenj të futbollit ndërkombëtar. Dëshmia e fundit në lidhje me këtë është ajo e Xherdan Shaqirit, sulmuesit me origjinë shqiptare të Liverpool, i cili për mikrofonët e “SkySports UK” dha arsyet e tij për serinë e shtatë ndeshjeve pa fitore në Premier League, të cilët  “të kuqtë” e ndërprenë vetëm të hënën e kaluar në shtëpinë e Wolverhampton. “E vërteta është se është më lehtë për kundërshtarët tanë të luajnë në “Anfield” tani që nuk ka turmë. Për shkak se tifozët tanë janë një faktor shumë i rëndësishëm për ne, ata vazhdimisht na motivojnë”.

Moment i vështirë për sulmuesin 29 vjeçar edhe në aspektin personal: “Unë nuk e kam parë familjen time për pesë apo gjashtë muaj. Nuk është e lehtë, pasi jam shumë i lidhur me to ”, u shpreh Shaqiri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco