Vdes 43 vjeç ish-mesfushori anglez

Vdes 43 vjeç ish-mesfushori anglez

21:19, 17/03/2021

Steve Jagielka, vëllai i ish-mbrojtësit të kombëtares angleze, Phil Jagielka, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

43-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka luajtur në rolin e mesfushorit, ka qenë pjesë i ekipeve angleze të Stoke City dhe Shefield United.

Vëllai i tij, Phil, ka luajtur si mbrojtës për kombëtaren e Anglisë dhe ka qenë dhe kapiten tek skuadra angleze e Evertonit.

Lajmi ka pikëlluar shumë njerëz dhe gjithashtu ish-klubet e tij, të cilat kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi për ish-mesfushorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco