Turqia merr masat, finalja e Championsit do të luhet me tifozë

Turqia merr masat, finalja e Championsit do të luhet me tifozë

20:47, 17/03/2021

Pandemia ka detyruar ekipet e futbollit të mbyllin dyert e stadiumeve, në mënyre që të shmangin përhapjen në masë të Covid-19.

Si duket këtë vit UEFA ka vendosur qe finalja e Ligës së Kampioneve të luhet me tifozë.

Pritëse është Turqia, finalja do luhet në stadium “Olimpik Ataturk”, stadium ky që ka pritur dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, Milan-Liverpool në vitin 2005.

Mediat vendase zbulojnë se UEFA i ka bërë thirrje autoriteteve turke që të marrin masat për ta luajtur ndeshjen me tifozë, por normalisht me një numër të caktuar për të shmangur pasojat e mëvonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco