VIDEO/ Asist fantastik i Hysajt, Koulibaly realizon me finte kundër Spezia-s

VIDEO/ Asist fantastik i Hysajt, Koulibaly realizon me finte kundër Spezia-s

21:24, 28/01/2021

Napoli ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Spezia-s, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Në minutën e 5’ ishte mbrojtësi Kalidou Koulibaly ai i cili shënoi për “të kaltrit”. Gjithçka nisi nga nga një goditje dënimi, të ekzekutuar nga Lorenzo Insigne. Pas një rrëmuje në zone, topi përfundon në këmbët e Zielinskit. Ky i fundit godet fuqishëm nga jashtë zone, mirëpo topi devijohet dhe përfundon në traversë, duke u kthyer sërish në fushë, duke përfunduar në këmbët e Hysaj-t, i cili asiston për Koulibaly-n, që shënon një gol fantastik me finte.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco