Rinovimi i Lautaro Martinez: agjentët e lojtarit mbërrijnë në selinë e Interit

Rinovimi i Lautaro Martinez: agjentët e lojtarit mbërrijnë në selinë e Interit

17:55, 26/01/2021

Në prag të derbit të sotëm kundër Milanit në Kupën e Italisë, Inter ka marrë një lajm mjaft të mirë.

Ylli i skuadrës zikaltër, Lautaro Martinez do të rinovojë për një vit kontratën me klubin italian. 23-vjeçari do të mbajë veshur fanelën e Interit deri në vitin 2024.

Agjentët e sulmuesit argjentinas kanë mbërritur në selinë e Interit dhe pritet të hidhet vetëm firma.

Sipas mediave italane, klauzola e largimit të “Demit” nga Interi është 111 milionë euro, por nëse Juventusi do të tentojë ta blejë atëherë, shifra e prishjes së kontratës së Lautaros me Interin shkon automatikisht në 150 milionë euro.

Lautaro u kërkua vitin e kaluar nga Barcelona, Reali dhe Manchester City, por shifra e lartë e klauzolës bëri që ai të mos transferohej.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco