Mohamed Salah kalon me gola Cristiano Ronaldon

Mohamed Salah kalon me gola Cristiano Ronaldon

09:45, 14/12/2020

Mohamed Salah ka lënë prapa Cristiano Ronaldon sa i përket golave të shënuar në Premielrigë.

Me golin që shënoi kundër Fulhamit, Salah ka shkuar në kuotën e 85 golave në Premierligë.

Kështu, ai la prapa Ronaldon, që me fanellën e Manchester United kishte shënuar 84 gola.

Interesant është fakti se Salah e arriti këtë shifër dhe e kaloi Ronaldon me 64 ndeshje më pak të zhvilluara.

Salah gjithashtu ka barazuar Eden Hazardin me (85 gola te Chelsea), por ka zhvilluar 113 ndeshje më pak se futbollisti i Real Madridit.

Sulmuesi i Liverpoolit do të tentojë ta kalojë atë menjëherë në ndeshjen e radhës në Premierligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco