Lajm i mirë për Kukësin, futbollisti shërohet plotësisht nga COVID-19

Lajm i mirë për Kukësin, futbollisti shërohet plotësisht nga COVID-19

19:10, 01/12/2020

Dy fitore radhazi në kampionat kanë rritur ndjeshëm entuziazmin te Kukësi, që tani po sheh edhe në fushën e lojës, cilësinë e futbollistëve që afroi gjatë merkatos së kësaj vere.

Tani verilindorët presin vetëm shërimin e plotë të trajnerit Skënder Gega, i cili vijon të kurohet nga Covid-19 në Turqi, ndërsa sot skuadra ka arritur të rikuperojë një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Mehdi Hetemaj, i cili ishte i izoluar, pasi prej ditësh kishte rezultuar i prekur nga koronavirusi. Megjithatë futbollisti doli negativ në tamponin e kryer së fundi dhe iu bashkua skuadrës në stërvitje, për të qenë gati për ndeshjen e radhës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco