Kapiteni i Juventusit nuk gjen qetësi. Sapo u kthye nga një dëmtim i muskujve, Giorgio Chiellini-t i duhet të ndalojë sërish.
Më parë Chiellini kishte dëmtuar kofshën majtë, ndërsa këtë herë ka një problem në kofshën e djathtë. Pra, qendërmbrojtësin nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Champions League kundër Dynamo Kiev dhe dëmtimi i tij do të vlerësohet në ditët në vijim.
Ndërsa lajm i mirë për Pirlon është rikuperimi i turkut Demiral, që është parë në formë mjaft të mirë në seancën e sotme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: