Klubi i njohur anglez do tentojë sërish transferimin e Milot Rashicës

Klubi i njohur anglez do tentojë sërish transferimin e Milot Rashicës

19:59, 27/11/2020

Aston Vila do të tentojë një sulm tjetër në merkaton e janarit për sulmuesin kosovar Milot Rashica.

24-vjeçari i cili aktualisht aktivizohet me gjermanët e Verder Bremenit kërkohet me ngulm nga klubi anglez por duhet të mposhtë konkurencën edhe të Bajer Leverkusenit dhe të Lajpcigut ku janë duke ndjekur me kujdes yllin shqiptar.

Rashica në këtë sezon është aktivizuar në 4 ndeshje me skuadrën nga Bremeni dhe ende nuk ka mundur ta tundë rrjetën në Bundesligën gjermane.

Vlen për tu theksuar se jo pak herë kosovari ka shprehur dëshirën e tij për të bërë hapin e madh të karrierës me një klub të madh europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco