Dënohen arbitrat e Inter-Parma, nuk u dha penallti për Perisic

Dënohen arbitrat e Inter-Parma, nuk u dha penallti për Perisic

10:56, 02/11/2020

Janë kohë të vështira për arbitrat në Itali, të cilët në ndeshje të caktuara po vendosin me kokën e tyre pa përdorur sistemin VAR as për episode të dyshimta ku ka protesta të shumta nga ana e futbollistëve.

Pas Giacomellit, i cili gaboi me dy penallti të paqena që u akorduan në takimin Milan-Roma 3-3, gjyqtarët e radhës që kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve janë Marco Piccinini, arbitër kryesor në Inter-Parma dhe Fabio Maresca kryesor në sallën e VAR në takimin e të shtunës në “San Siro”.

Deklaratat e shefit të gjyqtarëve, Nicola Rizzoli, është se Piccinini dhe Maresca pas golit të 1-2 të realizuar nga Interi kishte një penallti evidente ndaj Perisic, e cila nuk u akordua dhe se gabime të tilla nuk duhet të përsëriten më.

As VAR në këtë rast nuk ndihmoi kryesorin, teksa këto gabime kanë bërë që Piccinini dhe Maresca të dënohen dhe t’u kthehen fushave të blerta për të gjykuar një tjetër ndeshje në fund të këtij viti, duke filluar nga Serie B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco