Shërohet edhe një futbollist i Interit, mbeten 4 me COVID-19

Shërohet edhe një futbollist i Interit, mbeten 4 me COVID-19

14:14, 23/10/2020

Pas Bastonit dhe Naingolan, një tjetër futbollist i Interit ka fituar betejën me Koronavirusin. Bëhet fjalë për anglezin Ashley Young.

Në tamponin e kryer së fundmi, anësori 35-vjeçar ka rezultuar negativ, teksa do të lerë karantinën, për t’u bashkuar me skuadrën e tij në stërvitje.

Një rikthim i rëndësishëm për ziklatrit, të cilët së fundmi kanë vuajtur mungesën e rezultateve pozitive, duke mos triumfuar në 3 ndeshjet e fundit.

Tek Interi numri i të infektuarve momentalisht është katër, Radu, Galiardini, Skriniar dhe Hakimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco