Xhudistja Distria Krasniqi prek finalen, mposhti francezen Shirine Boukli

Xhudistja Distria Krasniqi prek finalen, mposhti francezen Shirine Boukli

14:14, 23/10/2020

Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, njofton Komiteti Olimpik. 

Ajo në kategorinë -48 kilogramë mposhti në çerekfinale francezen, Shirine Boukli. 

Në gjysmëfinale takohet me Shira Rishony të Izraelit. 

Krasniqi është garuesja e vetme nga Kosova që sot ka mbetur në garë për medalje.

Më herët Flaka Loxha  dhe Shigeki Nakamura u ndalën në raundin e dytë. Loxha (-57 kg) shënoi një fitore për t’u mposhtur më pas nga favoritja me përvojë të madhe Jessica Klimkeit e Kanadasë. 

Nakamura (-66 kg) u ndalë nga kampioni i Evropës 208, slloveni Adrian Gomboc.

Ndërkohë, Nora Gjakova (-57 kg), u mposht në raundin e dytë nga francezja, Helene Receveaux.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco