Reali e kërkoi Messin në vitin 2013, kjo ishte përgjigja e argjentinasit

Reali e kërkoi Messin në vitin 2013, kjo ishte përgjigja e argjentinasit

07:56, 16/10/2020

Gazetari italian Gianluca Di Marzio njoftoi se Lionel Messi ishte afër transferimit te Chelsea në vitin 2004 dhe zbuloi se ylli i Barcelonës ka qenë gjithashtu edhe shënjestër e Real Madridit. Historia e tij është konfirmuar edhe nga Football Leaks.

 

Real Madrid kishte tentuar transferimin e Messit në vitin 2013, por kishte marrë një refuzim nga vetë lojtari.

‘Los Blancos’ i ofron argjentinasit kontratë tetë vjeçare dhe një pagë prej 23 milionë euro, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në botë në atë kohë. Florentino Perez i kishte premtuar Messit se do të udhëtonte në Barcelonë me një aeroplan privat për të kryer negociatat në fshehtësi.

Lionel Messi do të fitonte 184 milionë euro nga ajo kontratë me Real Madridin, pa llogaritur shpërblimet e ndryshme dhe kontratat e sponsorizimit që do të arrinte te skuadra nga Bernabeu.

Por, gjithë kësaj Lionel Messi iu përgjigj shkurtimisht me mesazhin: “Jo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco