24 penallti të goditura/ Çfarë ndodhi me kualifikimin dramatik të Milanit?! Flet Pioli...

24 penallti të goditura/ Çfarë ndodhi me kualifikimin dramatik të Milanit?! Flet Pioli...

10:22, 02/10/2020

Stefano Pioli e ka pranuar se ai ‘kurrë nuk ka parë diçka të tillë’ kaq epike me 24 penallti të goditura që lejuan Milanin të mposhte Rio Aven dhe të kualifikohej për në fazën e grupeve të Europa Leagues.

Milani kaloi në avantazh në Portugali me anë të Alexis Saelemaekers, por u tërhoqën dhe pësuan golin e barazimit dhe të disavantazhit në pjesë e parë të shtesës.

Hakan Calhanoglu mendoi të vendoste barazpeshën në 2-2, ndërsa pas penalltive kuqezinjtë arritën kualifikimin.

“Është e vështirë të kontrollosh emocionet e tua në një situatë të tillë, sepse ne kaluam nga mundësia e fitores në humbjen e mundshme sa hap e mbyll sytë”, ka thënë fillimisht Pioli.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë (24 gjuajtje penalltish), por ky është futbolli. Mendoj se kemi zhvilluar një lojë mjaft të mirë. Në karrierën time, unë humba një Finale të Coppa Italia për shkak të një goditjeje të tillë. Penaltitë janë fat, por djemtë e meritonin kualifikimin për përpjekjet e tyre”, përfundoi trajneri i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco