Flet kampioni i tenisit në Malin e Zi Rrezart Cungu për 'Syri.net', i cili takoi edhe presidentin amerikan

Flet kampioni i tenisit në Malin e Zi Rrezart Cungu për 'Syri.net', i cili takoi edhe presidentin amerikan

14:39, 30/09/2020 Nga B.T

Kampioni i tenisit në Malin e Zi shqiptari nga Ulqini Rrezart Cungu, flet për "Syri.net", rreth titullit që mban atje, karrierës së tij dhe rrëmbimit të titujve në shumë vende ku edhe renditet si teniseri 810 në botë.

Ai është teniseri numër 1 në Malin e Zi  dhe përfaqëson klubin e tenisit Bellevue në Ulqin, derisa atje është shpallur në qershor në kategorin e fundit senior.

Ka vetëm 22 vjet dhe vazhdon të mbaj epitetin e teniserit më të mirë në Malin e Zi, derisa në nivel botëror tregon se renditet në vendin e 810.

Ai tregon se modeli i tij i suksesit është teniseri Roger Federer i cili dallon nga të tjerët.

Rrezarti, tha se krahas tenisit ai vazhdon studimet në ShBA në Karolinën veriore në drejtimin menaxhment e biznes. ku i ka mbetur edhe në një vit deri në përfundim të tyre.

Nuk ka lënë pa takuar as edhe presidentin amerikan Donald Trump 2018 pasi ekipi i tij  i unversiteti ka fituar vendin e parë në kampionatin më të madh në ShBA të universiteteve dhe kanë vizituar presidentin.

"Fotografia me presidentin amerikan është reale e jo punuar. Është një veçanti e madhe", thotë Cungu.

Ka fituar edhe në kampionatin  ITF në Francë  kur kishte 16 vjeç.

Rrezarti tregon se nga mosha dhjetë vjeçare ka nisë të merret me tenis nga kureshtja, derisa është marr edhe ne karate, ping pong, e sporte tjeranga mosha 5 deri në moshën dhjetë vjeqare.

Ai ka braktisur karaten dhe ka vendosur të merret me tenis ku edhe vazhdon karrierën.

Sipas tij Ulqini nuk kishte klub tenisi dhe është dashur që çdo ditë nëna e tij ta dërgonte e merrte në Tivar.

Kampioni i Malit të Zi, tregon se edhe në Shqipëri ka marr pjesë në kampionatin e 100 vjetorit ku dhe ka fituar vendin e parë.

Derisa ditë më parë Cungu, u shpall edhe kampion i turneut Dielli TEB Open 2020, i cili u mbajt në kryeqytetin e Kosovës, ku ka fituar tituj edhe më parë. 

"Synimi është për të vazhduar për ta mbajtur epitetin apo titullin e teniserit nr 1 në Malin zi dhe krahas saj edhe përfundimin e universitetit për një vit, të cilin edhe e përfaqësoi. E pastaj do të vazhdoi karrierën profesioniste dhe po shikoi e studioj planet ku do të jem", tha Cungu.

Ai mohon se do të merret edhe me politik edhe pse ky profesion i pëlqen , pasi sipas tij me politik merret babai i tij Nazif Cungu, i cili drejton subjektin politik Forcën e re në Malin e zi dhe ka qenë kryetar i Ulqinit.

Sipas tij pandemia ka ndikuar mjaft negativisht në ushtrime dhe zhvillimin e lojrave dhe tash janë këndellur duke shpresuar në zhvillimin e lojrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco