Lëvizje surprizë/ Suarez mbetet në Spanjë, Juventusi hidhet në sulm për Morattën

Lëvizje surprizë/ Suarez mbetet në Spanjë, Juventusi hidhet në sulm për Morattën

15:14, 21/09/2020

Për Luis Suarez nuk mjafton koha, ndërsa me Dzekon është komplikuar gjithçka, pasi Roma nuk ka ndërmend ta shesë pa siguruar më parë një tjetër qendërsulmues, ndaj te Juventusi janë rikthyer fuqishëm në garë për shërbimet e Alvaro Moratës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat pranë klubit torinez, sipas të cilave Paratici ka intensifikuar kontaktet me Atleticon e Madridit dhe palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rikthimin e sulmuesit spanjoll te Juventusi.

“Los Colchoneros” janë gati të pranojnë çdo ofertë që kalon shifrën e 50 milionë eurove, ndërsa drejtuesit e Juves duket se kanë ofruar huazim për shifrën e 10 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje për 45 milionë euro verën e ardhshme.

Gjasat janë që gjithçka të mbyllet me sukses, pasi Atletico ka arritur marrëveshjen për të sjellë në Madrid sulmuesin Luis Suarez dhe po kërkon të lirojë një vend në repartin e avancuar, ndaj njëri mes Moratës dhe Diego Costës duhet të largohet këtë sezon merkatoje.

E duke qenë se për brazilianin e natyralizuar në spanjoll nuk ka oferta momentalisht, pritet të sakrifikohet Morata, që nga ana tjetër do të mirëpriste një rikthim në Torino, ku ka luajtur edhe më herët.

Sulmuesi spanjoll ka veshur fanellën bardhezi në sezonet 2014-2016 dhe ka luajtur 93 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 27 gola, ndërsa tani pritet të formojë treshen ofensive me Ronaldon e Dybalën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco