Under shumë pranë transferimit te klubi anglez

Under shumë pranë transferimit te klubi anglez

22:41, 16/09/2020

Pasi morën mbrojtësin belg Timothy Castagne nga skuadra e Atalantës për shifrën e 22 milionë eurove, anglezët e Leicester janë shumë pranë transferimit të një tjetër futbollisti nga kampionati italian.

Bëhet fjalë për fantazistin turk Cengiz Under i cili është vetëm një hap larg zyrtarizimit në klubin anglez, pasi drejtuesit e Leicester kanë arritur marrëveshjen me Romën, për një transferim që do të kapë shifrën e 25 milionë eurove.

Under iu bashkua Romës në verën e 2017-ës për shifrën e 14 milionë eurove dhe që atëherë ka luajtur 70 ndeshje me verdhekuqtë dhe ka shënuar 13 gola, por sezonin e fundit ka dalë jashtë planeve të trajnerit Fonseca dhe ka përfunduar në merkato.

Oferta e Leicester ishte më bindësja për verdhekuqtë e Romës, ndërsa tani pritet vetëm firma mbi kontratë nga ana fantazistit Under, që transferimi të kompletohet dhe turku të fluturojë drejt Britanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco