Gega: I dimë vlerat e kundërshtarit, ekipin e motivoj sikur është finale

Gega: I dimë vlerat e kundërshtarit, ekipin e motivoj sikur është finale

20:28, 16/09/2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, doli në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Volfsburgut ku vlerësoi maksimalisht skuadrën kundërshtare. Gega

Gjithsesi pavarësisht diferencave në letër, tekniku i verilindorëve, beson se skuadra e tij do të japë maksimumin, duke bërë një paraqitje pozitive, edhe pse përballë do të ketë një emër të madh si Volfsburgu.

“Jemi përballë një fakti, që jemi të ndërgjegjshëm për forcën dhe kualitetin e kundërshtarëve. Do mundohemi të bëjmë pjesën tonë. Trajneri mundohet t’i japë besim lojtarëve. Jemi munduar të përmirësohemi duke qenë 11 bashkë dhe të japim 100%. Është një garë për 90 minuta.Do mundohemi të marrim maksimumin dhe të bëjmë përpjekjet tona. Mbrojtja jonë fillon që te pika e parë, te lojtari që është me lartë nga të gjitha të tjera. Edhe ndaj ekipeve të Superligës nuk do dalin nga taktikat. Të bëjmë sa më pak gabime dhe të shikojmë gjatë kohës.

Unë nuk shoh avantazh para ndeshjes. Ato do të krijohen gjatë 90 minutave. Do të mundohemi të jemi solid dhe të jemi në grup. Jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë forcën e tyre. Vetëm si grup mund ti përballojmë dhe mund të marrim më të mirë. Qëllimi jonë është që të shfaqemi sa më mirë në fushë. Nesër presioni është shumë më i ulët se me bullgarët.

Ekipin e motivoj sikur është finale për ne. Nuk mund të hysh në një ndeshje me fanellë të bardhë. Është një ndeshje që nuk ka nevojë për motivim. Është ndeshje me një takim. Do bëjmë më të mirën. Nuk mund ta them çfarë mund të ndodhi. Jemi gati dhe të gjithë të preukupuar. Shpresoj që të kemi performancë të mirë.

Kur thuhet që është ekip i fortë, nga fillimi deri në fund ka pika të forta. I dimë vlerat e kundërshtarit. Do të provojmë edhe t’i ngacmojmë. Sa në gjendje do jemi ne t’i zemë në befasi. I kemi mundësitë të bëjmë më të mirën. Më e mira do të jetë një ogur për kampionatin. Nuk e kam idenë si do të shkojë loja. Grupi ka dëshirë për të bërë një ndeshje të mirë. Ajo është e rëndësishme. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Janë 90 minuta. Secili të bëjë kilometrat që i takon.

Pres që lojtarët të japin më të mirën dhe të kem ide më të qartë për të ardhmen. Pres të japin arsenalin dhe cilësinë që kanë. Dihet që do të kemi ekip shumë të fortë përballë dhe do të jemi vigjilent gjatë gjithë kohës”, u shpreh Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco