ZYRTARE: Dallku largohet nga Prishtina

ZYRTARE: Dallku largohet nga Prishtina

11:59, 16/09/2020

Klubi i Prishtinës ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Armend Dallku.

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me ish futbollistin e Kombëtares kuqezi.

Njoftimi i plotë:

Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun

Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.

Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.

Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.

FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco