Vazhdon skandali, Di Maria pështyu futbollistin kundërshtar...

Vazhdon skandali, Di Maria pështyu futbollistin kundërshtar...

10:12, 16/09/2020

Derbi klasik francez ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique Marseille që u zhvillua në fundjavën që lamë pas, u shoqërua me episode të pakëndshme anti-sportive.

Në sfidën në “Parc de Princes”, të cilën e fitoi Marseille, gjithçka kulmoi në minutat e fundit kur lojtarët u përfshinë në një përleshje fizike.

Me këtë rast, gjyqtari përjashtoi nga fusha 5 lojtarë me karton të kuq, në mesin e tyre edhe Neymarin, pasi braziliani e kishte shfrytëzuar rrëmujën për të goditur nga pas koke Alvaro Gonzalezin.

Mbrojtësi spanjoll duket të ketë qenë ‘viktimë’ edhe e Angel Di Marias dhe këtë e kanë treguar videot që janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale. Anësori argjentinas shihet duke e pështyrë Alvaron, dhe në këtë mënyrë rrezikon të dënohet rëndë nga Federata Franceze e Futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco