VIDEO/ Ndeshja e parë me Ajax, talenti shënon supergol në debutim

VIDEO/ Ndeshja e parë me Ajax, talenti shënon supergol në debutim

10:32, 14/09/2020

Ajaxi e nisi me fitore kampionatin holandez.

Kampionët në fuqi të Holandës kanë hequr dorë këtë merkato nga dy lojtarët më të mirë, Hakim Ziyech dhe Donnu Van de Beek. Sidoqoftë, ata e nisën mbarë duke fituar 1-0 në transfertë kundër Sparta Rotterdam.

Golin e vetëm të takimit e shënoi talenti brazilian Antony, i cili erdhi nga Sao Paolo si zëvendësuesi i Ziyech, për vetëm 15 milionë euro.

Në minutën e 37-të, 20-vjeçari i talentuar lëshoi një predhë me të majtën nga jashtë zone, duke mposhtur portierin vendas dhe duke i dhënë tre pikë të besuarve të Ten Hag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco