‘Nder ta kishim në Kombëtare’/ Mesazhi i Dukës për vdekjen e ish-ndihmësit të De Biasit

‘Nder ta kishim në Kombëtare’/ Mesazhi i Dukës për vdekjen e ish-ndihmësit të De Biasit

21:28, 13/09/2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimin  e tij për ndarjen nga jeta të ish-zëvendësit të De Biasit në Kombëtaren shqiptare, Angelo Pereni.

Pereni  u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, teksa bashkëpunoi me De Biasin te ekipi ynë kombëtar për afro 3 vite (2011-2014).

Më pas, Pereni vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, duke preferuar të qëndronte në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.

Në një mesazh ngushëllimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, duka shkruan: “Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Angelo Perenit, ish-zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Gianni De Biasi.

Angelo ishte si vetë emri që mbajti, ishte njeri vërtetë i mençur. Bota e futbollit ka humbur shumë. Anxhelo e donte lojën, por mbi të gjitha i donte shumë futbollistët. Një njeri fantastik. Kanë mbetur shumë pak “të urtë” në botën e futbollit si Angelo.

Ishte një nder për ne të kishim në stafin teknik një njeri me kaq eksperiencë të gjatë në futboll dhe tejet të përgatitur.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco