Surprizë në Tottenham-Everton, Mourinho mposhtet nga Ancelotti në sfidën e trajnerëve

Surprizë në Tottenham-Everton, Mourinho mposhtet nga Ancelotti në sfidën e trajnerëve

20:53, 13/09/2020

Carlo Ancelotti mposht Jose Mourinhon. Everton bën surprizën në javën e parë të Premier League pasi arriti të fitonte brenda në Londër me rezultatin 0-1 përballë vendasve të Tottenham.

Në një ndeshje ku Everton ishte vendosur më mirë në fushë dhe në të cilën me skuadrën nga Liverpooli debutoi si titullar James Rodriguez, gjithçka u vendos nga një gol i sulmuesit Dominic Calvert-Lewin në minutën e 55-të.

Një gol me kokë i Calvert-Lewin i cili korrigjoi shënjestrën të cilën nuk e kishte Richarlisson në pjesën e parë, i cili humbi një gol të sigurt me portën e boshatisur.

Nisi me humbje sezoni i Tottenham, me Jose Mourinhon që ka shumë nevojë për përforcime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco