Armando Broja debuton me skuadrën e re në Holandë

Armando Broja debuton me skuadrën e re në Holandë

18:55, 13/09/2020

Pas debutimin në Kombëtaren shqiptare, sulmuesi i talentuar, Armando Broja, ka debutuar ditën e sotme edhe në elitën e futbollit holandez.

19-vjeçari, i cili iu bashkua së fundmi Viteses në formë huazimi nga Chelsea, u hodh nga stoli në minutën e 85-të, në përballjen ndaj Valvijk, ku skuadra e shqiptarit triumfoi me rezultatin 0-1, falë golit të Darfalu në fundin e pjesës së parë.

Broja zuri vendin e mesfushorit Bruns. Shqiptari shpreson që në përballjet e ardhshme të startojë si titullar dhe pse jo të gjejë rrugën e rrjetës duke ndihmuar skuadrën e Viteses, që ditën e sotme siguroi 3 pikë të arta në transfertë. 

Sfidën e radhës ata do ta luajnë në shtëpi ndaj Sparta Roterdam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco