FOTO/ Hamilton fiton garën kaotike në pistën e Mugellos

FOTO/ Hamilton fiton garën kaotike në pistën e Mugellos

18:25, 13/09/2020

Lewis Hamilton vazhdon të dominojë këtë sezon të Formula 1. Pas garës jo shumë pozitive në Monza, piloti britanik reagoi menjëherë, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Toskanës, në garën që u zhvillua për herë të parë në pistën e Mugellos.

Ishte një garë e çuditshme ajo e Toskanës, që u ndërpre disa herë nga flamuri i kuq për shkak të aksidenteve të shumta.

Duket sikur nuk do të përfundonte kurrë, por gjithsesi Hamilton pavarësisht gjithçkaje nuk e vendosi asnjëherë në diskutim vendin e parë.

Pas britanikut të Mercedes u rendit shoku i tij i skuadrës, Valteri Bottas, ndërsa podiumi u kompletua nga Red Bulli i Albon.

Garë e turpshme për Ferrarin, me Leclerc që u rendit i 8-ti, ndërsa Vettel që vazhdon të ketë probleme të shumta u pozicionua në vendin e 10-të.

Paraqitje pozitive ajo e Daniel Ricciardos, që me Renaultin e tij u pozicionua në vendin e 4-t.

Për Lewis Hamilton kjo ishte fitorja e 90-të në karrierë dhe tashmë është vetëm një sukses larg rekordit të Michael Schumacher.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco