Barcelona - Gimnastic, kjo është 11-shja e parë e Ronald Koeman në stolin e katalansve

Barcelona - Gimnastic, kjo është 11-shja e parë e Ronald Koeman në stolin e katalansve

18:44, 12/09/2020

Ronald Koeman fillon aventurën e tij në stolin e Barcelonë  në një ndeshje miqësore para-sezonale, e cila do të luhet në Stadium Johan Cruyff kundër Gimnastic de Tarragona , duke filluar nga ora 19:00 pasdite.

Formacioni i parë i trajnerit holandez, përfshin disa risi: të rinjtë Trincao dhe Pedri luajnë nga minuta e parë, ashtu si kapiteni, Lionel Messi.

 

Philippe Coutinho është gjithashtu në 11-she, ndryshe nga Luis Suarez dhe Arturo Vidal, të cilët po negociojnë largimin e tyre sepse nuk përshtaten me planet e trajnerit holandez. Rafinha, Moussa Ëague, Matheus Fernandes, Marc-Andre Ter Stegen dhe Samuel Umtiti ( i dëmtuar) mungojnë .

Ronald Koema ka deklaruar më parë se sotne do të fusë në lojë dy njëmbëdhjetëshe, një për secilën pjesë. Secili lojtar duhet të luajë 45 minuta.

 

Kjo është njëmbëdhjetsha e Barcelonës kundër Gimnastic de Tarragona:

Neto - Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba - Alena, Busquets, Pedri - Messi, Griezmann, Dembele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco