Zyrtare/ Altin Bytyçi vihet nën urdhrat e Gegës, mbrojtësi firmos për tre vite me Kukësin

Zyrtare/ Altin Bytyçi vihet nën urdhrat e Gegës, mbrojtësi firmos për tre vite me Kukësin

17:02, 12/09/2020

Altin Bytyçi kthehet te Kukësi. Mbrojtësi i formuar në skuadrat zinxhir të nënkampionëve të Shqipërisë ka firmosur kontratë afatgjatë, pasi konsiderohet element me perspektivë. Pasi provoi disa eksperienca në Shqipëri me Laçin e Besën dhe në Kroaci me Medjimurjen, futbollisti kosovar vihet nën urdhrat e Skënder Gegës.

Njoftimi i Kukësit:

“Altin Bytyçi e?shte? zyrtarisht futbollist i Kuke?sit. Mbrojtësi 19-vjeçar ka firmosur sot kontratën 3-vjeçare me skuadre?n tone?, duke u rikthyer edhe një herë tjetër. Bytyçi është një prodhim i akademisë sonë, duke qenë pjesë e ekipit të moshave. Më pas, u largua për të firmosur me Laçin. Pas Laçit, Bytyçi ka provuar veten me Besën e Pejës, por edhe në kampionatin kroat me Medjimurjen. 19-vjeçari është gjithashtu pjesë e Kosovës U-19!

Bytyçi është bashkuar në Elbasan me ekipin në grumbullim, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut!

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Bytyçi! Mirë se vjen Altin!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Altin Bytyçi

Mosha: 19 vjec?

Kombe?sia: Shqiptar

Pozicioni: Mbrojtës

Klubet e mëparshme: Kukësi U17, Laçi, Besa Pejë, Medjimurje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco