Mbahen votimet te Barcelona, ja kush zgjidhet kapiten i skuadrës

Mbahen votimet te Barcelona, ja kush zgjidhet kapiten i skuadrës

16:12, 12/09/2020

Pas largimit të Andres Iniestas për të Vissel Kobe në verën e vitit 2018, kapiten i Barcelonës u zgjodh Lionel Messi për nga vjetërsia.

Në klub që kur ishte 13 vjeç dhe në ekipin e parë që nga viti 2004, sulmuesi argjentinas tejkaloi elementë si Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto. Sidoqoftë, kapiteni nuk u përcaktua  për nga vjetërsia në sezonin 2020/2021.

Sipas informacioneve të “Sport” , lojtarët e Barcelonës u mblodhën në dhomat e zhveshjes për të votuar.

Kështu, u konfirmua Lionel Messi në rolin e tij si kapiten. Pavarësisht dëshirës për të lënë këtë verë skuadrën, argjentinasi është ende aq i vlerësuar nga shokët e tij të skuadrës.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco