FOTO/ Shkëlqimi dhe rënia e Skënderbeut. Dikur vlerësohej 8.4 milionë euro, sot katastrofë...

FOTO/ Shkëlqimi dhe rënia e Skënderbeut. Dikur vlerësohej 8.4 milionë euro, sot katastrofë...

08:50, 12/09/2020

Skënderbeu i madh nuk ekziston më. Edhe pse në klubin korçar zotohen se do të ndërtojnë një cikël fitues, është e qartë se ekipi aktual, me atë që dominonte në futbollin e vendit tonë, janë dy gjëra në kahe krejtësish të kundërta. Investimi mbi të dy skuadrat është krejtësisht ndryshe dhe tashmë nga klubi janë larguar të gjithë ata lojtarë të cilët i dhane edhe vlerë atij duke e bërë klubin rekrordmen në vendin tonë,

Në vitin 2016, Skënderbeu vendosi rekord duke u vlerësuar nga “Transfermarkt” me 8,4 milionë euro për shumën e kartonëve të futbollistëve që zotëronte asokohe. Një shifër jashtëzakonisht e lartë që vështirë të arrihet nga klube të tjera shqiptare në një të ardhme të afërt. Por është edhe një histori që i përket të kaluarës, pasi me largimin e Elezit e Pëllumbit drejt Kroacisë, Skënderbeu ka humbur edhe dy asete të tjera, duke bërë që vlera aktuale e skuadrës korçare të jetë vetëm 1,1 milionë euro.

Një ndryshim drastik i cili ka filluar që me vendimet e UEFA-s e që po finalizohet në këtë verë dhe që shtyn shumëkënd të mendojë se është i pakthyeshëm. E kupton kur sheh se një vlerë kaq të ulët përbërja e ekipit të Skënderbeut nuk e kishte as në vitin e largët 2010, kur sapo ishte kthyer në Superiore./ Vipsport.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco