Gasperini konfirmon mungesën e Ilicic për ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve

Gasperini konfirmon mungesën e Ilicic për ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve

12:26, 03/08/2020

Josip Ilicic nuk do të luaj për Atalantën në ndeshjen ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve.

Konfirmimi vjen nga trajneri i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini, i cili në një intervistë për “Sport Mediaset” është shprehur se 32 vjeçari ka munguar gjatë dhe nuk do jetë i gatshëm për sfidën ndaj parisienëve.

“ Nuk do të luaj ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, ka munguar prej një kohe të gjatë, do të ishte mirë ta kishim në sezonin e ardhshëm ".

Në mediat italiane flitet se Ilicic po kalon disa momente të vështira në jetën personale. Futbollisti vuan nga depresioni dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt Sllovenisë, ku ndodhet pranë familjarëve. I pyetur mbi këtë temë Gasperini u shpreh se kjo situatë mund ti ndodhi çdo njeriu dhe se futbollisti po ndihmohet nga të gjithë.

" Ai është i rrethuar nga njerëzit e dashur,  është në një nga ato situata që ndodhin kur dikush nuk e pret. Mund të ndodhi me këdo. Ne të gjithë po e ndihmojmë, sepse presim që të bëhet lojtari që ishte, " tha trajneri i Atalantës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco