Conte kërkon një mesfushor të fortë, Interi hedh sytë nga Kessie

Conte kërkon një mesfushor të fortë, Interi hedh sytë nga Kessie

14:00, 07/07/2020

Interi nuk ndalet në merkato. Pas Tonalit, zikaltrit kanë si objektiv ta përforcojnë më shumë mesfushën duke u rikthyer në sulm për Franck Kessie, të cilin kanë kohë që e ndjekin.

Trajneri Conte kërkon më shumë potencë për repartin e mesit të fushës dhe 23-vjeçari i Milanit duket se është alternativa kryesore e zgjedhur nga Conte për sezonin e ardhshëm.

Por për të arritur te futbollisti zikaltrit nuk do e kenë të lehtë, pasi edhe më parë kanë parë t’u refuzohet oferta ku kishin përfshirë edhe kartonin e Gagliardinit, pasi klubi nga Milanello nuk ka aspak ndërmend të privohet nga Kessie, i cili konsiderohet i rëndësishëm për projektin e së ardhmes së kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco