Pas humbjes ndaj Manchester City-t, Liverpooli nuk toleron aspak në ndeshjen ndaj Aston Villas, edhe pse e ka fituar matematikisht titullin kampion.
Të kuqtë e Jurgen Klopp triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 në “Anfield Road”, duke u ngjitur në kuotën e 89 pikëve.
Nëse kalon me sukses 5 ndeshjet e mbetura mund të vendosë një rekord absolut përsa i përket kuotës më të lartë të pikëve të grumbulluara ndonjëherë në një kampionat me 20 skuadra (100 pikë).
Sfidën ndaj Aston Villas e vendosën Mane dhe talenti 19-vjeçar Curtis Jones me golat e tyre në pjesën e dytë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: