Lukaku: Dua jo vetëm të shënoj, por edhe të jap asist

Lukaku: Dua jo vetëm të shënoj, por edhe të jap asist

21:54, 04/04/2020

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku insiston se është një lojtar më i mirë pas largimit të tij nga Manchester Unitedi.

Ylli belg ka folur me ish-sulmuesin e Arsenalit, Thierry Henry, në një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram.

Lukaku njoftoi legjendën franceze se po punon shumë për të zhvilluar një lojë të mirë

“Shënimi i golave është ilaçi im, kjo është ajo që unë jetoj. Por sa më i vjetër që bëhem, tani po përdor inteligjencën time, jam një student i shkëlqyer i lojës”, ka thënë fillimisht Lukaku.

“Mendoj se nëse dua të ndihmoj ekipin tim, duhet të jem i aftë të jap asistime. Nuk mund të jem vetëm shënues. Të gjithë duhet të ndjehen të rëndësishëm”.

“Nëse nuk mund të godas, gjithmonë do të kërkoj pasimin e fundit”, përfundoi belgu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco