Presidenti i Fiorentinës: Nuk mund të dalim në stërvitje, sezoni drejt mbylljes

Presidenti i Fiorentinës: Nuk mund të dalim në stërvitje, sezoni drejt mbylljes

22:25, 30/03/2020

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka folur për situatën kaotike në futbollin italian.

Commissoka ka nënvizuar se autoritetet nuk duhet të nxitohen për të marrë vendimin e vazhdimësisë së futbollit në Serie A.

Sipas tij, shanset janë të mëdha që ky sezon nuk do të mbyllet në këto kushte.

“Momentalisht nuk mund të stërvitemi”, ka thënë Commisso.

“Shpresojmë që të dalim së shpejti në fushë, por pandemia nuk ka marrë fund. Ne nuk do të nxitohemi, ne nuk e dimë kur do të arrijmë në një pikë pa raste të reja”, ka shtuar tutje presidenti i Fiorentinës.

“Shanset janë të mëdha që ky sezon nuk do të përfundohet. Nuk e di. Ne duhet të vazhdojmë, duke menduar se ka shanse që të mos luajmë përsëri këtë sezon”, ishin fjalët e Commisso.

Ditën e mërkurë UEFA do të zhvillojë një video-konferencë me 55 federatat e futbollit për të marrë vendime si do të veprohet me kampionatet që janë pezulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco