UEFA po shqyrton mundësinë e anulimit të Champions Leagues

UEFA po shqyrton mundësinë e anulimit të Champions Leagues

19:31, 30/03/2020

Anulimi i Champions League është opsioni që po e shqyrton UEFA.

Shtëpia e Futbollit Europian ditën e mërkurë do të zhvillojë një video-konferencë me 55 federatat nacionale për të marrë një vendim për situatën kaotike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se ka mundësi që të diskutohet për anulimin krejtësisht të UEFA Champions League, e ndoshta edhe të Europa League.

Në konferencë do të shkëmbehen informata për përparimin e bërë nga dy grupet punuese që janë formuar dy javë më parë.

Aty do të diskutohet për datat e mundshme të rinisjes së ligave, merkatos dhe kontratat e futbollistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco