Berisha: Ky Parlament përfaqëson kartelet e drogës, Rama varrosi reformën territoriale për të manipuluar zgjedhjet

16:34, 23/07/2026

Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, por kartelet e drogës dhe, sipas tij, qeveritarët më të korruptuar në Evropë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes miratimit të reformës territoriale, hodhi poshtë një proces njëvjeçar të mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të manipuluar zgjedhjet dhe për të kontrolluar votën e shqiptarëve.

Kreu i opozitës dënoi gjithashtu ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve jashtë Parlamentit, duke folur për dhunë të pajustifikuar, dhjetëra të lënduar dhe pretendime për presione e kërcënime ndaj disa prej pjesëmarrësve në protestë.

Fjala e tij:

35 vite pluralizëm. Sot, në këtë Parlament... Në këtë Parlament, që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, por përfaqëson kartelet e drogës dhe qeveritarët më hajdutë të Evropës dhe më gjerë. Protestuesit paqësorë u shpallën terroristë.

Në këtë Parlament, sot Edi Rama kaloi edhe reformën territoriale, një reformë de facto me një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë. Varrosi një punë njëvjeçare, serioze, të mbështetur fuqimisht nga komuniteti ndërkombëtar, si financiarisht, ashtu edhe nga buxheti i shtetit. E varrosi sepse do me çdo kusht, jo një reformë në interes të qytetarëve, por një reformë në interes të manipulimit të zgjedhjeve dhe të rrëmbimit të votave me çdo kusht.

Por, cilido që... Ju lutem shumë, shihni pak kamerat, shihni pak... Ai ishte sot, me gjithë këto veprime, i pakallur, i pakallur. Çka do të thotë se këto janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që do të përfundojë në galeritë më të errëta të historisë. Edi Rama nuk shpëton më. Erdhën vetëm e vetëm për të varrosur, për të marrë në dorë reformën territoriale, për të marrë në dorë votat e shqiptarëve dhe për të mos u lënë gjë tjetër veçse revoltën paqësore të të gjitha bashkive dhe komunave, të cilat ai, me hartën e tij, do t'i zhdukë nga faqja e dheut, si edhe të të tjerave, ku përpiqet të ndikojë në rezultatin elektoral.

Dënoj me forcën më të madhe... Sikundër dënoj edhe njëherë sjelljet shtazarake ndaj protestuesve. Ju e patë se si dhjetëra protestues u sulmuan egërsisht me lëndë djegëse, të papërdorura ndonjëherë. U sulmuan egërsisht me gaz lotsjellës, topa uji dhe spraj ariu. Dhjetëra, dhjetëra prej tyre përfunduan në spitale, të lënduar rëndë, siç i patë ju të transportoheshin me ambulanca. Po e ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre.

Përveç kësaj, shtohet se ka disa protestues, të cilët kanë qenë eksponentë kryesorë, që kanë heshtur... nuk duken më. Zërat janë se ndaj tyre janë ushtruar presione të jashtëzakonshme dhe kërcënime të mëdha. Pra, për të gjitha këto, dënoj me forcën më të madhe qëndrimin...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco