Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deklaroi se PD dhe kreu i saj, Sali Berisha, i kanë dhënë mbështetje të plotë protestës, ndërsa akuzoi disa grupime se me sulmet ndaj opozitës kanë larguar një pjesë të konsiderueshme të demokratëve nga pjesëmarrja.
Paloka hodhi dyshime se në protesta mund të jenë infiltruar grupe që, sipas tij, veprojnë në interes të Edi Ramës për të përçarë opozitën. Ai shtoi se përpjekjet për të barazuar PD-në me qeverinë i shërbejnë vetëm kryeministrit.
Deputeti demokrat theksoi se protesta ka nevojë për një strukturë të përbashkët organizimi, ku të përfaqësohen të gjitha grupimet opozitare dhe shoqëria civile, ndërsa propozoi që një nga protestat e ardhshme të zhvillohet para SPAK-ut për t’i kërkuar llogari institucionit për mungesën e reagimit ndaj qeverisë.
Paloka:
Të thashë pak më parë, qëndrimi i Partisë Demokratike dhe i vetë Berishës që është i sulmuar në një farë mënyre nga këto grupimet që përmendet ti, ka qenë mbështetje totale për protestën dhe shumica, ose një pjesë e madhe e demokratëve kanë qenë të pranishëm, madje edhe deputetë të Partisë Demokratike kanë qenë të pranishëm. Por, ato sulmet e bëra vazhdimisht nga këto grupimet, thashë qofshin marksistët e rinj apo këto...
Aty, aty mund të jetë Rama, aty mund të jetë Rama, dhe përvoja e protestave të kaluara e ka treguar se si funksionon Rama për të prishur protestat. Fut grupe të caktuara që përpiqen të mbajnë larg opozitën. Dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo, ka ndodhur në dhjetëra protesta të tjera apo tentativa për protesta qytetare, që kanë qenë në fakt shumë të pakta, dhe në ato raste gjithmonë ka pasur grupime të tilla që kanë larguar qytetarët, ose pjesën më të madhe të qytetarëve opozitarë në këtë vend, sepse Partia Demokratike pavarësisht pëlqen ti kryetarin e Partisë Demokratike apo jo, janë pjesa më e madhe, populli më i madh opozitar në këtë vend.
Qoftë se ti do që një protestë të ketë sukses, nuk mundet që të largosh pikërisht pjesën më të madhe të qytetarëve opozitarë në këtë vend, dhe pastaj të kërkosh të kesh sukses. Pra këtu, ose, rasti më i mirë në thonjëza është naiviteti i organizatorëve, po unë nuk besoj shumë te ky naivitet mbas kaq kohësh, sepse ka shumë demokratë, thashë, pavarësisht thirrjeve që janë bërë vazhdimisht, edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, dhe nga ne, dhe nga deputetët që duhet të dalin në atë shesh, unë i shoh të ndjek ata që kam në Facebook të paktën, militantë të Partisë Demokratike që reagojnë që: "ne nuk mund të dalim në këtë shesh ku sulmohemi ne, sulmohet Partia Demokratike". Pra, e ka larguar një pjesë jo të vogël të demokratëve kjo sjellje. Dhe kur ti pranon marksistët dhe komunistët e rinj, që e dinë të gjithë se çfarë i ka bërë komunizmi këtij vendi, si mund të largosh demokratët? Pastaj asaj çështjes së atij absurditetit që ti përpiqesh ta barazosh Ramën me Partinë Demokratike, që kjo vetëm në dorë të Ramës është. Se ka vite që Rama mban këtë tezë, këtë strategji prej kohësh, që ne jemi të sojit.
Po meqë jemi të sojit, më mirë mbani mua sesa të lodheni e të sillni ata të tjerët që janë po të sojit me mua. Pra, kjo është strategji e vjetër e Ramës, nuk është se është diçka e re. Kështu që ata që tentojnë ta bëjnë këtë, për mua, thjesht janë në shërbim të Ramës. Pastaj thashë, janë dhe këto grupimet që i gënjen mendja se kështu do arrijnë të marrin vota nga Partia Demokratike apo ku di unë se çfarë i gënjen mendja. Ajo ndahet mes zgjedhje. Nëse nuk e kanë këtë mendje ata që vërtet duan largimin e Ramës, e bëjnë këtë gabim.
Nëse do isha unë aty... unë kam bërë, se të jap dhe një detaj të vogël, por që s'kam dashur ta përmend se është kohë, është banalitet në fakt, sepse dëgjojmë: "kjo protestë ka thyer rekordin" e të tjera e të tjera. Në 2000-shin, unë kam drejtuar protestat e përditshme që zgjatën më shumë se dy muaj e ca, derisa përfunduam gjysma jonë në burg, dhe në një farë mënyre u shuan protestat. Po kanë qenë, akoma s'na e kanë kaluar as atë periudhën e zgjatjen kohore të protestave. Dhe nuk ishin protesta kështu me vallëzime dhe me këngë, por ishin protesta ku përditë burgoseshin njerëz, kishte përplasje, kishte akte të forta. Megjithatë, ta heqim këtë. Çfarë do të bëja unë? E para, nuk mundet një protestë të funksionojë pa patur një qendër organizimi. Si mund të ngrihet kjo qendër? Të gjithë grupimet që janë aty, mund të çojnë përfaqësues. Për shembull, dhe jo me këto kuvendet... e pashë, një tentativë u bë me atë çfarë ishte, ai kuvendi kombëtar, po nuk mund të ndodhi ashtu. E njohim, e dimë si funksionojmë ne si shqiptarë. Ne po pamë dikë të dalë një çikë më para, menjëherë përpiqemi ta marrim, ta ulim, nuk funksionon ashtu.
Në qoftë se do, gjithë grupimet që janë në shesh, Partia Demokratike, partitë e vogla, kush janë, të gjithë opozitarët që kanë nga një grupim, shoqatat, jo qeveritare, që dihet ku ishin po kjo pak rëndësi ka, individë të shquar, sepse protesta ka nxjerrë dhe individë të shquar aty që me aktet e tyre sot i njeh e gjithë Shqipëria, këta të mblidhen bashkë, flas për një numër jo më të madh se 30 veta, po them për shembull, të jenë përfaqësues, me mendimet e tyre, të bëhen organizatorë, sepse flitet për një shpërndarje, po ne kemi parë ca individë, njëri këtu njëri aty, që unë s'kam asgjë kundër tyre, por nuk mund të funksionojë kështu. Njëri ka një mendje, tjetri ka një mendje. Pra, bëhet një grup organizator, që përfaqëson të gjithë ata qytetarë që janë në shesh, dhe e para, ju bëhet thirrje nga çdo grupim aty, pra të gjithë pasuesve të tyre që të vijnë në atë shesh.
Pra nuk përjashtohet njeri.
Absolutisht pa organizim nuk funksionon asgjë. Domethënë, ditët e para mund të ishte, mund të funksiononte ashtu me ca thirrje në rrjetet sociale e këto apo me thirrje në mikrofon, po nuk mund të funksionojë diçka serioze, një lëvizje serioze për një kohë të gjatë pa një organizim. Dhe organizimi për mua hapi i parë do ishte ky: çdo grupim aty, nga një përfaqësues, me idetë e tyre që janë të ndryshme, interesat e ndryshme, të gjithë çka, por kanë një qëllim, largimin e kësaj qeverie, regjimit. Aty duhet të bashkohen, të organizohen, dhe të përcaktojnë etapat, edhe ku do protestojnë, edhe si do protestojnë.Unë do jepja idenë aty, dhe pastaj le të vendosin shumica. Sot ajo pjesë, që ti e the, që ka akoma besim te SPAK-u, po e shohin që me kaq reagim, thashë s'ikin Rama me këto reagime, me shëtitje në rrugë, se kështu na thoshin dhe ne me shëtitje në bulevard, dakord.
Po tashmë që po e provoni vetë e shihni që është pak më e vështirë, megjithatë t'i lëmë këto. Nuk ikën Rama kështu. Kërkoni SPAK-ut që ta largojë. Protesta tregon një reflektim të qytetarëve dhe të atyre që kanë votuar Ramën. Se Rama thotë: "kam 73 mandate, i kanë shesh, dhe ata që e kanë votuar". Pra ata që e kanë votuar realisht, jo ata që ky ja u ka blerë apo u ka vjedhur votat me mënyra të ndryshme. Dhe ata që dalin e thonë: "m'u prefshin duart", tha dikush që e ka votuar Ramën, kaq kohë. Dhe SPAK-u duhet të reagojë, ka 1000 arsye për të reaguar, po ja kërkojnë qytetarët.
Duhet të përgjigjet. Nëse nuk reagon, një nga protestat për mua do ishte te SPAK-u. Ose një formë për t'i kërkuar llogari SPAK-ut, sepse është aty në funksion të interesit qytetar, jo të interesave të Ramës. Kjo duke i dhënë përgjigje pyetjes tënde. Pra një nga protestat do ishte aty, dhe pastaj mund të kishte një lloj lëvizjeje për ta bërë edhe më interesante protestën, sepse ka dhe këtë moment protesta, që fillon e bëhet e mërzitshme, po e njëjta skemë, po e njëjta gjë. Ne kemi patur për shembull, t'i rikthehem edhe njëherë, unë s'kam nguruar në atë kohë për të mbajtur gjallë shpirtin e protestës, në 2013-ën që e kishte lënë Rama te vendi i Malukatit e kemi hedhur protestuesit. Sepse dukej si simbol, sikur e kishte lënë Rama qëllimisht aty për...Po pikërisht pra, unë këtë ju thashë edhe deputetëve, edhe herën e parë u pranua. Kjo mund të ndodhi me maxhorancën, po ne nuk jemi deputetë as të votës së vjedhur, ne përfaqësojmë realisht qytetarët. Ne nuk mund të pranojmë të shkojmë në një parlament të rrethuar si në një...
© SYRI.net