Këto janë momentet kur ekzekutohet i riu Klajdi Prendi.
SYRI TV ka siguruar videon nga një kënd tjetër.
Sapo Prendi hipën në mjetin e tij tip G-Class, makina Audi i afrohet dhe hap zjarr. Gjithçka ndodh brenda pak çastesh.
Miqtë e viktimës, sapo shikojnë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klajdi Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G-Class në Spitalin e Traumës, por i riu nuk mundi që të mbijetojë.
Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.
Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze.
© SYRI.net