https://www.youtube.com/watch?v=z5xKjjvNnHQ

Bashkëpunoi me Ramën për të mbrojtur Xhaçkën/ Luli nuk mohon akuzat, por thotë nuk e dëgjova se isha jasht

13:37, 13/04/2024

Gjatë seancës parlamentare ku u diskutua mandate i rilindases Olta Xhaçka, deputeti Agron Shehaj deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se grupi i Lulzim Bashës pak kohë më parë tentoi që të mbronte në Kuvend mandatin e ish-ministres së Jashtme.

“Grupi i atëhershmes i Lulzim Bashës bëri një kërkesë për ta rikthyer këtë çështje në Kuvend. Kjo është bërë me qëllim, për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës. Olta Xhaçka ka vjedhur, duhet ta kishte humbur mandatin. E shpëtuat një herë”, tha Shehaj. 

Luli, i cili ka humbur peshën e pazareve me Ramën dhe del çdo ditë në monologje para mediave, nuk e ka mohuar deklaratën e Agron Shehajt, por është mjaftuar duke thënë se nuk e kam dëgjuar se kam qënë jashtë shtetit.

Reagimi i Lulit ndaj pyetjes tregon se ai ka qenë në pazar me Ramën për strategjiken Xhaçka dhe ka anashkaluar pyetjen e gazetarëve.

 “Nuk e kam dëgjuar, kam qenë në një aktivitet ndërkombëtar”, tha ai, duke ia kaluar fjalën  Alibeajt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco