KAFE SHQETO/ Burri i ministre plagos me thike një person Sula: Çdo gjë të ndodhi e kanë zero moralitetin...

10:49, 29/04/2024

I ftuar në emisionin e mengjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula. Ai ka komentuar qëndrimin e ministres Ibrahimaj pasi burri i saj u zbulua se ka plagosur me thikë një tjetër person.

Dashnor Sula: Sot kjo qeveri dhe ky kryeministër të marrin token, e të thonë ik. Këtu çfarëdo lloj gjeje të ndodhi e kanë zero moralitetin. Kësaj mazhorance nuk i bën më përshtypje... Keto sikur kanë gara me njeri - tjetrin se kush të ketë më shumë skandale. Këtë nuk arrij ta kuptoj sinqerisht. Se njeriu në fund të ditës, do dalësh në rrugë, do takosh dy njerëz, pesë njerëz. Nuk imagjinohesh të mbërrish deri në këto lloj nivelesh dhe mos të skuqesh apo të zverdhësh fare. Kryeministri spanjoll mund të japë dorëheqjen pasi ka nisur një hetim për bashkëshorten e tij për një dhuratë  tek kursi i masterit që ajo drejton dhe ai thotë do reflektoj se duhet të jete e rëndë. Ndërkohë që nuk ka prova e ndoshta është sulm politik dhe prapë e mendon dorëheqjen dhe ndoshta do ta japë. Kurse këtu, ça thua ti mor vëlla. Ai tjetri në bashki thotë lekët janë të miat ore....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco