Berisha: Të punojmë çdo orë për fitoren e ditës së premte. Dorëhiqu o faqezi, mos e ço Tiranën aty ku do jetë tepër vonë

Berisha: Të punojmë çdo orë për fitoren e ditës së premte. Dorëhiqu o faqezi, mos e ço Tiranën aty ku do jetë tepër vonë

20:36, 12/04/2024

“Dorëhiqu o faqezi, mos e ço Tiranën aty ku do jetë tepër vonë”, ishte mesazhi i liderit të opozitës, Sali Berisha, drejtuar Erion Veliajt, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar.

Berisha tha se këta kriminelë të shpërfytyruar deklaruan sot se do mbrojnë njëri-tjetrin.

“Po ku ka forcë që i reziston fuqisë së qytetarëve të bashkuar.

Kauzës së drejtë të tyre.

Jeni të pashpresë.

Sa do që dy komshinj me njëri-tjetrin, më të poshtër nuk i ka toka, por qytetarët janë të gatshëm në çdo kohë të merren me ju të dy.

Prandaj ua them këtë, lërini marrëveshjet, dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu!

Mos e ço Tiranën aty ku nuk duhet se do jetë tepër vonë.

Nuk ke vend më në bashki”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Këta kriminelë të shpërfytyruar deklaruan sot se do mbrojnë njëri-tjetrin.

Po ku ka forcë që i reziston fuqisë së qytetarëve të bashkuar.

Kauzës së drejtë të tyre.

Jeni të pashpresë.

Sa do që dy komshinj me njëri-tjetrin, më të poshtër nuk i ka toka, por qytetarët janë të gatshëm në çdo kohë të merren me ju të dy.

Prandaj ua them këtë, lërini marrëveshjet, dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu!

Mos e ço Tiranën aty ku nuk duhet se do jetë tepër vonë.

Nuk ke vend më në bashki.

Nuk mund të rrish më në bashki o faqezi se ke vendosur modelin e vjedhjeve 100 përqind.

Sot, një demokrat më dërgonte një mesazh. Më informonte se të gjitha dherat, të gjitha mbeturinat e tërmetit, këta hajdutë të shpërfytyruar i kanë depozituar pa asnjë qindarkë me urdhër të Erion Velisë.

Pra, vjedhja e tyre është katër kate dhe shkon gjithnjë duke u shumuar.

Tjetri më informonte se pallatet për qindra e qindra apartamente, nuk kanë paguar asnjë qindarkë sepse janë ndërtuar nga kompanitë duke u nxjerrë hajdutët leje ndërtimi, duke u shitur lejet e ndërtimit, me ndërtimin e pallateve njëlloj si Edi Rama pallatin e bashkëshortes pesëkatësh në pajë.

Miq, demokratët kanë humbur sot një nënë të mrekullueshme.

Kanë humbur një grua fisnike.

Një qëndrestare të pamposhtur gjithë jetën e saj, Nënë Bardhën.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së Nënë Bardhës, të afërmve, të gjithë komunitetit, të cilin ajo e nderonte aq shumë.

Miqtë e mi, e premtja është nesër, ndaj dhe të punojmë çdo orë për fitoren e ditës së premte.

Të punojmë ditën dhe natën me qytetarët e Tiranës, me biznesmenët e Tiranës, me gjimnazet e Tiranës, me studentët e Tiranës.

Të gjithë në sulm, në sulm dhe fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco