FOTO/ Edi Rama manipulon historinë mes Francës e Shqipërisë, Meçani: Po lë nam o zotëri

FOTO/ Edi Rama manipulon historinë mes Francës e Shqipërisë, Meçani: Po lë nam o zotëri

20:25, 12/04/2024

Kryeministri Edi Rama u prit nga Presidenti i Francës, Emmanuel Makron dhe në krah të tij deklaroi se kjo është hera e parë që një udhëheqës i Shqipërisë pritet në këtë mënyrë në Pallatin Elize. Deklarata e Ramës është manipulim i historisë diplomatike mes dy vendeve pasi në vitin 2009, ish-Kryeministri Sali Berisha u prit me nderime nga ish-Presidenti francez Nikolas Sarkozi pikërisht në Pallatin Elize.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Paris ku është pritur nga Presidenti francez Emanuel Makron. Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh shumë entuziast dhe i impresionuar për pritjen në Pallatin Elize, saqë nuk ngurroi të falsifikonte dhe të manipulonte historinë e raporteve diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë.

Sipas Edi Ramës kjo është hera e parë që një udhëheqës i Shqipërisë pritet në këtë mënyrë.

‘Sot jam shumë krenar jo për veten por për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës. Hera e parë në marrëdhëniet tona që një përfaqësues i shtetit shqiptar pritet në këtë mënyrë’, tha Rama.

Por deklarata e Edi Ramës në krah të Presidentit Makron rezulton një manipulim banal i historisë. Ka qenë zëdhënësja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, zonja Juela Meçani e cila ka nxjerrë menjëherë zbuluar Kryeministrin Rama.

Image

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka risjellë në vëmendje pritjen zyrtare që ish-Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi i rezervoi ish-Kryeministrit Berisha në Pallatin Elize në prill të vitit 2009.

‘Si mund të gënjejë kështu një Kryeministër. Fatlume unë që kam qenë aty, dëshmitare, kur Kryeministri Berisha u prit nga Nicolas Sarkozy më 24 Prill 2009 në Pallatin Elize. Po ti s’mund të fshish historinë Edvin, e ke të pamundur, të paktën këtë nuk e bën dot. Po lë nam o zotëri’, shkruan Meçani në një postim të saj në Instagram.

Image

Siç shihet edhe nga imazhet e kohës, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë me ftesë të ish-Presidentit Nikolas Sarkozi.

Më datë 24 prill të këtij viti ai u prit me nderime në Pallatin Elize nga kreu i shtetit francez.

Deklarata e Edi Ramës se është hera e parë që një udhëheqës i shtetit shqiptar pritet në këtë mënyrë, është manipulim i historisë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco