Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës/ BILD: Shqipëria renditet në mënyrë të frikshme e 98-ta në indeksin e korrupsionit të Transparency International

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës/ BILD: Shqipëria renditet në mënyrë të frikshme e 98-ta në indeksin e korrupsionit të Transparency International

17:46, 12/04/2024

Gazeta prestigjioze gjermane, Bild i ka bërë jehonë aferës së korrupsionit në Bashkinë e Tiranës duke akuzuar kryetarin e Bashkisë, Erjon Velijaj për përfshirje në skandal.

Gazeta shkruan se përfshirja e drejtpërdrejtë e Kryetarit Veliaj ka nxitur dhjetra protesta nga shoqëria civile.

“Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi. Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Evropës! Sipas dyshimeve, i përfshirë është dhe Kryetari I Bashkisë.”

Pjesë nga shkrimi i BILD:

Prej vitesh ka pasur skandale rreth projekteve të ndërtimit të rrugëve të papërfunduara ose tërësisht të mbiçmuara.

Dhe një konflikt mbi impiantet e djegies së mbeturinave ka zier prej muajsh: fillimisht, katër milionë euro para të BE-së erdhën në vend për qendrat e riciklimit dhe kamionët e plehrave - pa u shfaqur ndonjëherë asnjë kamion plehrash apo qendër riciklimi. Më pas duhet të ndërtohen impiante për djegien e mbetjeve. Vetëm për Tiranën deri më tani janë shpenzuar gati 130 milionë euro. Impianti i djegësave nuk ekziston por paratë vazhdojnë paguhen...

Dhe vetëm një muaj më parë, BE bllokoi TË GJITHA subvencionet bujqësore për vendin kandidat në BE.

Arsyeja: korrupsioni i shfrenuar. Hetuesit kundër mashtrimit të BE-së kishin dhënë alarmin: fondet thjesht po vidheshin!

Shqipëria renditet në mënyrë të frikshme e 98-ta në indeksin e korrupsionit të Transparency International – pas Kazakistanit, Lesotos, Maldiveve dhe Marokut!

Ishte një komitet i diplomatëve të lartë amerikanë (Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë) që fillimisht formuloi dyshimin "se rritja e lartë e qytetit është produkt i pastrimit kriminal të parave, veçanërisht pasi krimi i organizuar, veçanërisht rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni janë bërë shenja dalluese të post- Shqipërisë komuniste”.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (53, SPD) i cilësoi bandat shqiptare si autorët kryesorë të trafikut të kokainës në Gjermani të martën.

Fakti që zyrtarët e lartë tani janë kapur haptazi me xhepat e mbushur para syve të kryetarit të qytetit të Tiranës në lulëzim - është një arsye më shumë për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në vendet kryesore të Hamburgut...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco