Bushati: Në Bashkinë e Veliajt u vodhën miliona euro, qesharakët e SPAK kanë leje deri te hetimi i drejtorëve

Bushati: Në Bashkinë e Veliajt u vodhën miliona euro, qesharakët e SPAK kanë leje deri te hetimi i drejtorëve

22:13, 11/04/2024

Analisti Andi Bushati thotë se SPAK ka dështuar të hetojë skandalin e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, me vjedhjen e miliona eurove.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" , Bushati tha se SPAK e ka patur "lejen" deri te hetimi i disa drejtorëve dhe nuk shkon dot te kupola.

"Kjo që nuk ka ditur gjë nuk ja vlen as të diskutohet. Jo që kanë ditur, por kanë vjedhur bashkë. Pse kanë vjedhur kaq trashë? Këtu dalim te SPAK-u, e ka thirrur apo jo. SPAK-u po ta shikosh, e ka marrë drejtorëshën e klubit Tirana dhe i ka thënë nuk mund të rrish më në detyrë, sepse ti mund të bësh tender tjetër dhe krijon dëm. Kurse njeriun që ka ngritur të gjithë skemën që ka vjedhur 22 milionë euro, thotë vazhdo punën. Kaq qesharak është SPAK-u.

Po ti shtojmë, që biznesmenët më të mëdhenj në vend, u detyruan të punojnë me 5D-në. Këta biznesmenë, përkon të jenë pronarët më të mëdhenj të mediave, prandaj shpjegohet mbrojtja dhe heshtja mediatike. Edhe mua po mi krijove gjithë këto kushte më shkon mendja të vjedh. Po të kem SPAK-un, median, them gjynah t'i çojmë dëm këto lek.

Pra vjedhja në Bashkinë e Tiranës, njëlloj si vjedhja e qeverisë dhe Bashkisë, janë të kryera në kuadrin e një sistemi të tërë që nuk funksion. Jo vetëm kanë marrë paratë publike, por kanë privatizuar edhe sistemin që duhet ti kontrollonte.

Sot jemi të detyruar të qeshim me SPAK, sepse deri aty e ka lejen, te drejtorët", tha Bushati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco