38-vjeçari nga Shkodra kapet duke lëvizur me automjet të vjedhur në Itali

38-vjeçari nga Shkodra kapet duke lëvizur me automjet të vjedhur në Itali

11:27, 09/04/2024

Policia thotë se ka vënë në pranga një 38-vjeçar nga Shkodra. Shtetasi me iniciale  F. N., po lëvizte me automjet të vjedhur në Itali.

38-vjeçari tentoi të largohej nga vendi, ndërkohë që nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco