Gjendet në Thumanë 'Range Rover-i' i vjedhur, autori ende në arrati

Gjendet në Thumanë 'Range Rover-i' i vjedhur, autori ende në arrati

10:10, 09/04/2024

Është gjetur nga policia automjeti i vjedhur tip “Range Rover” në Durrës.

Automjeti tip fuoristradë u denoncua i vjedhur me thyerje mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj.

Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë.

Ndërkaq policia po vijon të punojë për gjetjen e autorit të vjedhjes që është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, teksa kryen vjedhjen rreth orës 03:30 të mëngjesit.

“E mora vesh kur u çova në mëngjes për të shkuar në punë dhe pashë që nuk ishte makina. Ishte thyer xhami i shoferit. Me anë të kamerave u pa se është marrë në orën 03:30 nga një person i veshur me xhaketë gri dhe kapele të zezë. Pas kësaj ore nuk di më asnjë informacion për makinën”, tha pronari i automjetit, Herald Dervishi.

Automjeti i vjedhur ka pasur sistem alarmi, por ai nuk është aktivizuar. Sipas Dervishit, kohët e fundit ky lloj mjeti ka rënë shpesh pre e hajdutëve, ndërsa apeloi për ndihmë dhe kundrejt pagesës.

“Vetëm kësaj lloj makine po i bien. Është Range Rover Evoque i vitit 2012 me motor 2000 nafte. Shpresoj ta gjej dhe me mirëkuptim, ose dhe kundrejt një pagese, shpërblimi. Ta paguaj e të gjej makinën".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco