Ishte larguar nga shtëpia para 4 muajsh, gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit në Pogradec

Ishte larguar nga shtëpia para 4 muajsh, gjendet trupi i pajetë i 46-vjeçarit në Pogradec

08:58, 09/04/2024

Është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kalivaç. Trupi pa shenja jete i dekompozuar i përket shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në këtë fshat. Sipas familjarëve të tij, ky person ishte larguar nga shtëpia para 4 muajsh dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco