Berisha bën thirrjen: Të enjten protestë para Bashkisë së Tiranës, në këmbë për të çliruar Bashkinë

21:58, 07/04/2024

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrja qytetarëve që të enjtën të protestojnë për të çliruar bashkinë e Tiranës.

“Bashkia nuk është streha e kriminelëve dhe hajdutëve të qytetit”, është shprehu lideri i  opozitës teksa akuzoi Erion Veliajn si përgjegjës të abuzimit të taksave të qytetarëve.

Në ditën e 97 të protestës poshtë banesës, kryedemokrati tregoi edhe arsyet se pse Veliaj kërcënoi Ramën duke përmendur ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. 

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të enjten t’i bashkohen protestës përpara Bashkisë së Tiranës.

Në protestën, ku qytetarët kundërshtojnë vendimin politik të SPAK, Berisha akuzoi Erion Veliaj se është përgjegjës për abuzimin me taksat e qytetarëve, si dhe theksoi se Bashkia e Tiranës do iu kthehet qytetarëve. 

Berisha bëri me dije arsyet se  pse një ditë më parë Erion Veliaj e kërcënoi Edi Ramën duke i përmendur ish-zevendes kryeministrin Arben Ahmetaj.

Sali Berisha u shpreh se Erion Veliaj ja di Edi Ramës abuzimet që ka bërë me pushtetin gjatë këtyre viteve. 

Kreu demokrat denoncoi faktin se qeverisja e mazhroancës socialiste e cila bazohet në vjedhjen dhe krimin, i ka detyruar shqiptarët që të largohen nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco