Pas Ramës, 'pronari' i '5D' merr edhe mbështetjen e Gaz Pajës, Shakohoxhës e Kastro Zizos...

Pas Ramës, 'pronari' i '5D' merr edhe mbështetjen e Gaz Pajës, Shakohoxhës e Kastro Zizos...

19:18, 06/04/2024

Erion Veliaj ia doli t’i fusë Edi Ramës të dyja këmbët në një këpucë, teksa e tërhoqi sot për hundësh t’i bashkohej Lalit me pike e presje.

“Bashkohem fjalë e presje me qëndrimin e Erionit”, tha Rama vetëm pak pak orë pasi Veliaj e mbajti refren në reagimin për aferën korruptive të të besuarve të tij në bashki.

Siç është e ditur, Veliaj është investuar gjithë kohën që të jetë zëvendës i Edi Ramës, dhe për këtë gjë ai ka ruajtur “armatim” për goditje të papritura… Krahas kësaj, Veliaj edhe ka ndarë para të vjedhura, ka ndarë për të blerë mbështetje publike sa herë që të zbulohet publikisht si hajdut.

Këtë gjë Veliaj  e ka bërë me artistët që me betejën për Teatrin e në vijimësi ai është kujdesur gjithmonë të kojë edhe ata, jo vetëm drejtorët dhe mediat. Kë më shumë e kë me pak, por pa neglizhuar gati askënd.

Të shumë janë “artistët” që me siguri e kanë ngjyer gishtin me ndonjë favor që u jep Lali me paratë që vjedh qytetarët e Tiranës dhe e kanë duartrokitur atë edhe në monologun e fundit ku mbrojti besnikët e tij të korruptuar në bashki.

Image

Nga dy – tre screeshot-e të shpejta bie në sy mbështetja që ka marrë Lali nga Gaz Paja, artisti-strategjik i rilinjdes, më tej Kastro Zizo, i njohur i vjetër i rrethit shoqëror të Veliaj, Rovena Dilo, Arjola Demori, komentatori sportiv, Shakohoxha, të cilin Veliaj mori angazhim ta bëjë president federate,por dështoi…etj

Image

Këta janë “artistë” të cilët jo vetëm që nuk i kanë kërkuar falje ndjekësve të tyre që bënë thirrje të votonin Veliajn, por edhe tani që u provua se Veliaj së bashku me 5 besnikët e tij në bashki ka përlarë milionë euro nga taksat e qytetarëve me “5D”, vijojnë ta duartrokasin.

Image

Kjo me siguri u kërkohet nga Veliaj, i cili njihet edhe si hakmarrës i pashembullt nëse nuk i bindesh. Dhe në vend të “rrjedhjes” së informacionit se, kush artist, çfarë dhe sa ka marrë, ata më mir% i binden sesa të bëjnë prapakthehu.

 

Dhe çdo artist që ka ngrënë një lugë nga çorba e Lalit detyrohet tani ta vjellë atë sa hërë t’ia kërkojë bamirësi.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco